Hoxhaj ka thënë se si PDK dhe qeveri mbesin të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca.
Ai tutje ka shtuar se mbyllja e këtyre institucioneve nuk është zgjidhje.
Ky është postimi i tij i plotë:
Është i kuptueshëm reagimi publik gjatë 24 orëve të fundit lidhur me vendimin për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinj në tri universitetet publike të vendit. Megjithatë, si PDK dhe qeveri mbesim të përkushtuar për të ndërmarrë sa më shpejt veprime të harmonizuara të të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi dhe kompetenca. Ligji për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës parasheh akreditim në dy nivele – institucional dhe të programeve, prandaj një vendim i ri para fllimit të vitit të ri akademik është i domosdoshëm. Po ashtu, është koha e duhur për të bërë edhe një rishikim të mirëfilltë të cilësisë, gjendjes në universitete dhe mbrojtjen e të drejtave të studentëve për tu shkolluar. Kemi nevojë për një mobilizim shoqëror për të përkrahur zhvillimin e universiteteve sepse mbyllja e tyre nuk është zgjidhje
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...