Koordinatori për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Naim Ismajli e ka demantuar me fakte ministrin e Bujqësisë Faton Peci i cili këto ditë deklaroi se Kosova ka shënuar rekorde këtë vit me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë.
Derisa Peci e krahason suksesin e këtij viti me vitin 2021 kur Kosova ishte e mbyllur tërësisht nga pandemia, rivali i tij nga qeveria e opozitës i ka prezantuar faktet kur Kosova para se Peci të vinte në krye të Ministrisë së Bujqësisë kishte të mbjella mijëra hektarë më shumë se këtë vit.
“Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci po mburret me statistikat e mbjelljes së grurit dhe rendimenteve tjera bujqësore, duke bërë krahasim vetëm me vitin e kaluar kur vet ai ka udhëhequr këtë sektor. Por, shifrat zyrtare janë publike dhe e demantojnë keq këtë qeveri e cila në çdo sektor po mburret me kinse rritje, duke bërë krahasime vetëm me vitin 2021 kur gjithçka në Kosovë ishte në kolaps nga pandemia”, ka thënë Ismajli në faqen e tij në Facebook.
“Derisa ministri Peci thekson me mburrje se këtë vit Kosova kishte të mbjella 66 mijë hektarë me grurë duke e paraqitur këtë shifër si thyrje rekordi krahasuar me vitin e kakuar, ai po “harron” të shikoj rendimentet e para pak vitesh 2012-2017 kur Peci nuk ishte ministër e kur në Kosovë fermerët mbillnin nga 89 mijë e deri në mbi 100 mijë hektarë tokë me grurë”, tha Ismajli.
Ai tha se këto shifra dëshmojnë se qeveria aktuale i ka harruar bujqit, i ka braktisur ata dhe nuk po i mbështetë.
Përkundrazi, sipas Ismajlit, qeveria aktuale po i dekurajon duke mos i subvencionuar dhe duke mos krijuar lehtësira për punën fisnike që bëjnë.
“Kjo ka bërë që shumë bujq sivjet të mos mbjellin tokat e tyre e shumë sektorë të pësojnë keq dhe kjo do të shihet më së miri vitin e ardhshëm. Bujqit e Kosovës dhe të gjithë qytetarët pa dallim tashmë e kanë parë se populizmi i kësaj qeverie me shifra të pa sakta, është lojë e rrezikshme ku zyrtarët qeveritar përpiqen t’i mashtrojnë qytetarët edhe për bukën e gojës e lëre më në fushat tjera”, tha Ismajli.
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...