Me anë të një informate për media, Partia Demokratike e Kosovës njofton se është duke u përgaditur për Konventën për zgjedhjen e kryetarit, që do të mbahet me 3 korrik. PDK gjithashtu njofton se afati kohor për shpalljen e kandidaturës përfundon me datën 1 korrik në ora 17:00.
Detajet për mbajtjen e konventës i gjeni në njoftimin e plotë:
“Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik.
Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17h.
Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.
Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës.
Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, do të organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës.
Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, z. Betim Gjoshi.”/arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...