Partia Demokratike e Kosovës e ka nisur sot takimin me shtabin zgjedhor në Pejë me një minutë heshtje për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në këto momente dhimbje, mendimet e tyre janë me familjet gjakovare.
“Takimin e sotëm me shtabin tonë zgjedhor në Pejë, e nisëm me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente dhembjeje, mendimet tona janë me familjet gjakovare. Një Kosovë ma e mirë, ma e sigurt dhe ma e zhvilluar është përgjegjësi e përbashkët – dhe detyrë e secilit prej nesh ta ndërtojmë”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës