Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka kërkuar që zona e Badovcit të ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet.
Kryetari i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, në një konferencë për media tha se as sot grupi i asamblistëve të PDK-së nuk mori pjesë në mbledhjen e ftuar të Kuvendit Komunal të Prishtinës, sepse, siç thotë ai, është muaji i dytë që ky Kuvend shndërruar në fushëbetejë pronash, shkruan Arbresh.info.
“Derisa në mbledhjen e dhjetorit u votua këmbimi i pronave që kanë në epiqendër Badovcin me kuorumin e mundësuar nga opozita me në krye LVV-në, sot nga vetë këta të fundit u inicua anulimi i të njëjtit vendim. Ne e kemi ditur që çështja e Badovcit do të rikthehet në diskurs publik në këtë qeverisje. Ne 2020 kemi votuar kundër, në fushatë kemi deklaruar kundër, dhe vazhdojmë të mos e përkrahim: Zona e Badovcit duhet te ruhet nga ndërtimet dhe këmbimet me çdo kusht, edhe nëse kjo nënkupton që ne, PDK në Prishtinë, si pjesë e koalicionit qeverisës, nuk e mbështesim në Kuvend”, theksoi Retkoceri.
Ai tha se përpjekja e sotme për të anuluar një vendim, të cilin vetë LVV e ka mundësuar, është përpjekje e shfajësimit nga një e keqe publike.
“Partneri i koalicionit, me ne krye Kryetarin Rama, beson që vendimi është i duhur. Te njëjtën, me të drejtën e tij, e ka paraqitur edhe në një konferencë për media. Ky vendim mori mbështetje në Kuvend nga shumica e asamblistëve prezent në mbledhje, por u mundësua vetëm sepse LVV çuditërisht vendosi të qëndrojë në sallë. Këtë njëherë e arsyetoi se duhet ta bënte sepse është në vend pune, kur ne e dimë që ka shumë mbledhje të kaluara ku LVV nuk ka qëndruar në sallë. Më vonë edhe deklaruan se “atyre pronarëve, Komuna iu ka borxh tokë, dhe kjo sipas tyre është e pakontestueshme”, tha Retkoceri.
Ai tha se ajo çfarë duhet të theksohet është se ky vendim nuk është me vetëm një vendim i votuar një ditë pune në Kuvendin Komunal të Prishtinës – por tashmë është në Gjykatë./Arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...