PDK në panikë, nuk lë gazetarët as në oborr (FOTO)

12:58 | 8 Gusht 2017

Partia Demokratike e Kosovës ka larguar gazetarët që po qëndronin në oborrin e selisë së kësaj partie në kryeqytet.

Veprimi vije, pas raportimit të arbresh.info se ky subjekt po mbanë mbledhje dy ditë para votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që PDK për kandidat ka liderin e saj, Kadri Veseli.

Fillimisht janë lënë gazetarët të qëndrojnë në këto hapësira.

Persona nga PDK kanë thënë se është mbledhje e zakonshme dhe se po flasin për zgjedhjet lokale.

Më pas sigurimi i ka thënë gazetarëve se kanë urdhër të mos i lënë ata para dyerve të selisë.

Arbresh.info mëson nga burime të kryesisë së PDK-së se në takimin e thirrur nga Kadri Veseli, është folur edhe për formimin e institucioneve.

Pak minuta më parë, edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e kësaj partie të mbajtur nga ora 11:00, në selinë kryesore në kryeqytet.

20706395_10155429670960856_636384484_o

Ai nuk ka dashur të prononcohet për medie pasi ka lëshuar zyrat e PDK-së, dhe njëjtë nuk ka dashur të prononcohet as Anila Statovci Demaj.

20727170_933557086784868_221113008_o

20706251_10155429669900856_1473643480_o

Edhe Latif Gashi tashmë është larguar nga zyrat e PDK-së, por nuk ka folur rreth asaj që është diskutuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara