Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, reagon ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e ritransmetimit të debatit të zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit.
Ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor, thuhet në reagim.
LEXO EDHE : Televizioni Publik shkel heshtjen zgjedhore
“RTK ka ritransmetuar debatin e zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit, sot, kur heshtja zgjedhore është në fuqi.
PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet në reagim./Arbresh.info
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...