Në momentin kur Hashim Thaçi e Isa Mustafa i vunë firmat për bashkëqeverisje katër vjeçare, u pajtuan edhe për disa kushte.
Një prej tyre, në këtë ujdi të 8 dhjetorit 2014, kërkonte garancitë se Partia Demokratike e Kosovës e Lidhja demokratike e Kosovës, nuk do përkrahin mocionet e mosbesimit të iniciuara nga palët e tjera në Parlament, njofton Klan Kosova.
Tani pa arritur 2018-ta si fund i mandatit, një mocion u dorëzua në Kuvend, nga opozita. E LDK që është drejtuese e Qeverisë, zotohet ta ruajë koalicionin.
Por, PDK që në ndërkohë, ka ndërruar kryetar, duket se ka ndërruar edhe qëndrim.
Askush nga drejtuesit e saj nuk thotë preras se partia nuk do ta përkrahë mocionin tashmë të dorëzuar nga opozita. Këtë nuk e tha as nënkryetari Hajredin Kuçi pas mbledhjes së kryesisë, të premten, e as kolegia e tij nga kjo pozitë, Dhurata Hoxha.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira