PDK mblidhet gjatë ditës, merr vendim për seancë

08:35 | 4 Shtator 2017
M. A.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Burime të Indeksonline brenda PDK-së kanë konfirmuar këtë mbledhje duke theksuar që pritet të qartësohet edhe çështja e mbajtjes së seancës.

Madje brenda PDK-së është bërë e ditur se ende nuk dinë nëse shtatë shtatori do të jetë data kur edhe do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Duhet përkujtuar që në seancën e fundit, deputeti nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kërkuar në emër të koalicionit PAN, se këtij koalicioni i duhen më shumë se 10 ditë dhe me pak se dy jave për të siguruar numrat e nevojshëm për të votuar Veselin për kryeparlamentar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme