Shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Asamblenë Komunale të Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka njoftuar se kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance për shfuqizimin e vendimit për pronat në Badovc.
Me anë të një postimi në Facebook, Retkoceri komentoi edhe thirrjen e seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetevëndosje duke thnëë se mbështesin secilën inciativë për anulimin e vendimit, shkruan Arbresh.info.
“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur.”, ka shrkuar ai.
“LVV kishte thënë publikisht se e mbështetë nëse marrim konfirmimet e nevojshme ligjore dhe i’u qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njejtë. Shumë mirë. “, u shpreh ai.
“Për ne nuk ka pasë asnjëherë randësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njejtë.”, shtoi ai.
“Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Osmani takohet me Rubion, diskutohet anëtarësimi i Kosovës n...
Pacolli: Solidariteti është forca jonë, asnjë familje të mos...
Plagoset me armë zjarri një grua në Istog
Aksident mes dy automjetesh në Fushë Kosovë, lëndohen dy per...
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...