Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet lokale.
“Në këtë mbledhje të Kryesisë është raportuar nga degët, se deri tani mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna,” thuhet në njoftimin për medie të PDK-së.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, citohet të ketë thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë.
Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, lidershipi i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale./arbresh.info/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...