Partia Demokratike e Kosovës përmes një shkrimi adresuar mediave kanë reaguar lidhur me vizitën e kryetarit të VV’së, Albin Kurtit dhe ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, në veriun e Mitrovicës.
PDK thotë se Kurti dhe Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj.
“Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendetëve për pushtet, Kurti-Osmani, të cilët vunë në pikëpyetje të arriturat e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin, vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Tutje në reagimin e e saj PDK thotë se, “kjo që pamë sot, është poshtërim i këtyre dy aventurierëve që për qëllime të ulëta politike, i nëpërkëmbin të arriturat e vështira të shtetit të Kosovës të ngritur mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e UÇK-së”.
Reagimi i plotë:
Për më shumë se një dekadë, Albin Kurti na thoshte “shkoni në Mitrovicë”, i nxitur nga urrejtja për të provuar se shteti i Kosovës është i paaftë dhe i dështuar.
Njeriu që përpiqej të përfitonte politikisht në kurriz të institucioneve tona kur vit pas viti shtrihej sovraniteti dhe rendi kushtetues i Kosovës në veri, sot turpëroi shtetin dhe cënoi rëndë të arriturat në atë pjesë të vendit tonë.
Duke abuzuar të gjithë infrastrukturën shtetërore dhe privilegjet e institucionit të presidentit, Albin Kurti i shoqëruar nga asistentja e tij politike, Vjosa Osmani, nëpërkëmbën dhe poshtëruan Republikën e Kosovës dhe rendin kushtetues të saj.
Përzurja poshtëruese nga një grup huliganësh në veri, e dëshmoi se Vjosa Osmani është e padenjë për atë pozicion dhe e ka shndërruar institucionin e presidentit në një zyrë partie.
Partia Demokratike e Kosovës dënon sjelljen e shëmtuar, të pamatur dhe të rrezikshme të dy pretendetëve për pushtet, Kurti-Osmani, të cilët vunë në pikëpyetje të arriturat e deritanishme të institucioneve tona për ta shtrirë sovranitetin, vendosjen e pushtetit gjyqësor dhe instaluar rendin e sigurinë.
Kjo që pamë sot, është poshtërim i këtyre dy aventurierëve që për qëllime të ulëta politike, i nëpërkëmbin të arriturat e vështira të shtetit të Kosovës të ngritur mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e UÇK-së.
Republika jonë ka nevojë për liderë të fuqishëm, që nuk shkojnë në pjesën veriore për një fotografi në kohë zgjedhjesh siç bën Kurti e Osmani, por për ta ushtruar pushtetin shtetëror dhe që mundësojnë lirinë e lëvizjes, prosperitetit e të ardhmes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë.
Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar në të kaluarën se është e vetmja që ka fuqinë, vizionin e guximin për ta shtrirë rendin kushtetues në të gjithë Kosovën. E ka bërë në vitin 2011 me hyrjen e njësive speciale në veri; me 2012 kur ndaloi vizitën e presidentit serb Nikoliq; me 2017 duke ndalur trenin dhe më 2018 me arrestimin e Marko Gjuriqit që hyri pa leje në Kosovë .
Më shumë se kurrë, qytetarët e Kosovës duhet t’i besojnë programit të rimëkëmbjes në këto zgjedhje për forcim të shtetit, përfundimin e dialogut me njohjen nga Serbia dhe fuqizimin e raporteve me miqtë ndërkombëtarë.
Me 14 shkurt, qytetarët e Kosovës do t’i thonë jo politikanëve aventurierë, të rrezikshëm, të pa përvojë dhe pa guxim. Në këto zgjedhje, do të fitoj partia e shtetndërtimit dhe e rimëkëmbjes së Kosovës./arbresh.info
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin