Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë ka publikuar një video përmes së cilës ka krahasuar ‘mospunën’ e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje me punën dhe projektet e shumta që ka realizuar homologu i tij, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
PDK, përmes kësaj videoje ka akuzuar Ahmetin për dembel i cili sipas tyre nuk ka punuar për interesa të qytetarëve dhe është marrë me punësimet e militantëve të Vetëvendosjes.
“Erion Veliaj vs Shpend Ahmeti. Qytetarët e Prishtinës po i vuajnë pasojat e dembelisë dhe mospunës së Shpend Ahmetit. Me mbi 100 milionë euro të humbura, mbi 30 milionë euro humbje nga të hyrat vetanake dhe mbi 75 milionë euro të pa investuara te projektet kapitale, Prishtina do të mund të rregullohej si Tirana. Shpërndajeni!”, ka shkruar dega e PDK në Prishtinë, në faqen e Facebookut.
https://www.facebook.com/PDKdegaPrishtine/videos/1352454634853133/
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...