Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës me vetëm një pikë e rendit të ditës, por PDK ka kërkuar mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë të shqyrtimit në Kuvend
Deputeti i Kuvendit nga radha e PDK-së, Bedri Hamza e ka kërkuar këtë, shkruan arbresh.info.
“Ne emër të PDK-së propozoj që në rend dite të kësaj seance të jashtëzakonshme të shqyrtojmë dy projektligjet që i kemi dërguar në Kuvend dhe i kanë kaluar procedurat paraprake, kemi të bëjmë me projektligjin për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e Covid 19 dhe projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin dhe financave për përgjegjësit”, ka thënë ai.
Hamza ka thënë se kjo është e domosdoshme.
“Konsiderojmë se shqyrtimi I këtyre dy projektligjeve i është i natyrës urgjente dhe përfshira në rend dite sot është e domosdoshme”, ka shtuar Hamza.
Ndryshe, pika e vetme e rendit të ditës është “ropozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë”./arbresh.info/
“Travel and Tour World”: Ksamili, perla bregdetare e Shqipër...
Ukraina lëshon rreth 300 dronë drejt Rusisë gjatë natës
Sulmi fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu dhe hedhja e grana...
Trump thotë se Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekj...
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjendet një mjet i shpërthyer në Han të Elezit, ndërhyn FSK-...