Blerand Kadrijaj është kandiduar nga PDK-ja për kryetar të Deçanit, në zgjedhjet lokale që mbahen gjatë vjeshtës.
Kadrijaj është propozuar nga dega e PDK-së në Deçan, derisa të hënën këshilli drejtues i kësaj partie ka pranuar kandidaturën e tij, raporton Gazeta Express.
Deri më tash, në Deçan kandidatura për kryetar të Komunës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit është konfirmuar nga Bashkim Ramosaj i AAK-së. Partia e këtij të fundit ka drejtuar së fundi këtë qytezë, deri në dorëheqjen e Rasim Selmanajt pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati i PDK-së për Deçan, Blerand Kadriaj, ka qenë këshilltar i ish-ministrit Besim Beqaj, në kohën kur ai drejtonte dikasterin e Zhvillimit Ekonomik në qeverinë që drejtohet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe PDK-ja.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s