Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendet zgjedhore për kryetarë të degëve dhe strukturat tjera drejtuese në komunat e Gjakovës dhe Deçanit.
Në kuvendin zgjedhor të degës në Gjakovë, delegatët votuan për kryetar, me shumicë votash, Hajdar Beqajn.
Kuvendi zgjedhor në Gjakovë po ashtu ka zgjedhur me votë edhe 71 anëtarë të Këshillit Drejtues dhe 21 delegatë për Konventën Qendrore të PDK-së.
Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se PDK në nivel vendi është duke mbajtur proces zgjedhor demokratik, nga i cili do të dalë edhe më e fuqishme.
Po ashtu, Hoxhaj ka folur edhe për projektin Dekada e re, nëpërmjet të cilit ka thënë se synohet zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe integrimi në struktura euroatlantike.
PDK të shtunën po ashtu ka mbajtur Kuvendin zgjedhor në degën e Deçanit ku me shumicë votash kryetar i degës u zgjodh Bujar Kukleci dhe po ashtu u zgjodhën anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën qendrore.
Kryetarja e deritashme e degës, deputetja Safete Hadërgjonaj falënderoi të gjitha strukturat dhe mbështetësit e PDK-së në Deçan për punën dhe angazhimin në forcimin dhe shtrirjen e vizionit të PDK-së për ta jetësuar platformën Dekada e Re e cila do të thotë fuqizim dhe evropianizim i shtetit të Kosovës.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...