Sot, Partia Demokratike e Kosovës do të mbledhë në Prishtinë deputetët në orën 19:00 sipas mesazhit më të fundit dërguar deputetëve të saj. Më herët kjo parti kishte paralajmëruar mbledhje në orën 20:00 por siç duket mbledhja përfundimtare do të zhvillohet një orë më herët.
“I / e nderuar deputet ju njoftoj qe me daten 09/05/2017 ne ora 19:00 ju lutem te gjithëve te jeni në Prishtinë! Ju lutem konfirmone pjesmarrjen”, thuhet në mesazhin e PDK-së që është siguruar nga Tribuna Channel.
Ndërkaq, nesër në mëngjes në orën 8 do të mblidhet këshilli drejtues i PDK.
Një mesazh të tillë e kanë konfirmuar disa deputetë për lajmi.net.
Nga ana tjetër Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka komentuar takimin e sotëm me ambasadorin Delawie dhe diplomaten Apostolova duke ia bërë të qartë Veselit se demarkacioni do të shkojë në kuvend pas mocionit të opozitës. /
Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava
Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Prish...
Guardiola hyn në ndeshje për përmbysje, Arbeloa nuk e ndrysh...
Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Šabanadžović
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad