Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku është vlerësuar pozitivisht fushata zgjedhore, ku u diskutua edhe për hapat e ardhshëm politikë të kësaj partie.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e thellë për angazhimin e kryesisë, kandidatit për kryeministër, kandidatëve për deputetë, anëtarëve të partisë, strukturave dhe gjithë mbështetësve.
“Mbi 200 mijë qytetarë na kanë dhënë besimin e tyre, duke e konfirmuar Partinë Demokratike të Kosovës si forcë kryesore në skenën politike të vendit. Ky është një votëbesim i madh dhe një përgjegjësi që e marrim me seriozitet të plotë për të vazhduar misionin tonë për një Kosovë ma të mirë”, tha Krasniqi.
Krasniqi e Hamza, sipas njoftimit, thuhet se kanë konfirmuar se çdo vendim politik i PDK-së do të merret me përgjegjësi nga organet drejtuese të partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve.
“Kryetari Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë konfirmuar se çdo vendim politik i PDK-së do të merret me përgjegjësi nga organet drejtuese të partisë, duke u bazuar në interesin e qytetarëve dhe vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe zhvillimore”.
“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë”, thuhet në njoftim.
Më tej, PDK-ja tha se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët.
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...