Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka lënë jashtë listës për deputetë në zgjedhjet parlamentare, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Shukri Buja.
Buja, i cili është pjesë përbërëse e PDK-së prej shumë vitesh, është lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë për shkak se ka një aktakuzë të ngritur.
Në muajin shkurt të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” ndaj Bujës.
Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorime të Bujës nga koha kur mbante postin e kryetarit të Komunës së Lipjanit.raporton Persikopi
Zyra e BE-së në Kosovë u ka bërë thirrje gjatë kësaj jave parive politike që të mos përfshijnë në listat për deputetë, njerëz që kanë aktakuza të ngritura./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...