Edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, thotë se nuk kanë parë asgjë deri më tash nga kjo platformë.
Por për dallim nga Sejdiu, Izmaku, është optimiste se kurdo që të vendoset seanca për miratimin e saj, deputetët do të votojnë për.
“Platforma duhet të shkojë në kryesi dhe pastaj të vijë në Kuvend. Të gjitha këto janë kompetenca të Kryesisë së Kuvendit e pastaj varet nga ne deputetët në seancë. Është çështje e Kryesisë së Kuvendit totalisht se kur do të jetë seanca. Jam optimiste se ka me pas një reflektim të opozitës dhe se ata do të jenë në votim, pasi që ky është një proces që i takon të gjithëve dhe jo vetëm mazhorancës apo partive të caktuara”.
Kujtojmë se Ekipi Negociator, ka dorëzuar platformën të premten në Kuvendin e Kosovës, për të marrë miratimin edhe të deputetëve. Kjo platformë përcakton parimet dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës në procesin e dialogut. Aty janë të përcaktuara edhe pesë parime në bazë të së cilave do të punojë delegacioni shtetëror në bisedime me Serbinë. Kjo platformë garanton se do të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës me kushtetutë dhe me ligj./arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...