Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se gjatë katër viteve mandat të Lëvizjes Vetëvendosje, viti i ri shkollor asnjëherë nuk ka nisur me normalitet.
Sipas saj edhe këtë vit, Qeveria dështoi me qëllim për sigurimin e mjeteve shkollore.
“Po e nis këtë fjalim timin meqë jemi në fillim shtator, dhe është interesant që në katër vite mandat të Lëvizjes Vetëvendosje, viti i ri shkollor nuk ka nisur asnjëherë me normalitet. Edhe këtë vit, dështimi për të siguruar mjetet shkollore u përsërit, por këtë vit me dashje por edhe me vetëdije”, tha deputetja gjatë fjalimit në seancën e Kuvendit.
Hoxha tha se 20 milionë euro është kostoja e planifikuara për blerjen e teksteve shkollore nga rreth 5 milionë sa ka qenë oferta zyrtare e ofruar fillimisht nga shtëpitë botuese./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...