Gjendjen aktuale politike në vend, mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe procedimin e demarkacionit në kuvend, analisti Astrit Gashi, po e sheh si lojë taktike dhe politike në mes të dy partive të koalicionit qeverisës, dhe se tani po shikohet vetëm se kujt t’i mbetet faji.
Tutje, prezencën e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, Gashi e konsideron si veprim të panevojshëm dhe si i tillë është ofendues për deputetët e LDK-së, njofton Klan Kosova.
“Amerikanët i kanë thënë të gjitha. Në fakt ambasadori sot nuk ka thënë më shumë se ajo çka është thënë në komunikatë. Jam i bindur që pas takimit deputetët nuk kanë ndërruar qëndrim. Kemi një lojë taktike e politike të dy partive politike në Kosovë. Nesër në fakt topi është tek PDK-ja, nëse nuk del demarkacioni para mocionit, PDK-ja duhet të vendos a po e do Isa Mustafen apo jo” ka thënë Astrit Gashi në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.
Ndërsa analisti Ilir Mirena ka thënë që LDK-ja, duke përdorë influencën amerikane po luan lojën që PDK-ja bënte dikur.
“Në secilin vendim të mundshëm PDK-ja ka përdorë influencën e ambasadës amerikane, ndonjëherë edhe e ka keqpërdorë. E LDK-ja po luan lojën e njëjtë” ka thënë Mirena, në një intervistë në Zona B të Klan Kosovës.
E analisti Petrit Zogaj ka thënë që Isa Mustafa do të mbetet po aq i fuqishëm sa është sot, edhe në qoftë se bie qeveria.
“Isa Mustafa, edhe në qoftë se rrezohet qeveria, do të jetë po aq i fuqishëm sa është sot. Kjo ngaqë do të dale që PDK-ja ka dashur të largoj Isa Mustafën” ka thënë Petrit Zogaj.
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...