PDK e Gjilanit ende pa qëndrim zyrtar se a do ta mbështes LDK-në apo VV-në.
xSipas njoftimit të PDK-së, dega në Gjilan, pasi bëri thirrje për vazhdimin e punës dhe konsolidimin e mëtejmë të nëndegëve, Pajaziti, duke folur për rezultatin e njoftoi forumin e nëndegëve edhe lidhur me situatën paszgjedhore, me ç’rast, ai theksoi se PDK në Gjilan, akoma nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me përcaktimin e degës për balotazhin e dy subjekteve tjera politike (LDK dhe LVV).
“Pavarësisht spekulimeve eventuale, dega e PDK-së në Gjilan, vazhdon të mbetet subjekt serioz dhe i përgjegjshëm, duke i qëndruar besnik programit dhe platformës së saj politike, në cilindo opsion të mundshëm. Ndërkaq, në relacion me aktivistët tonë të devotshëm dhe elektoratin në përgjithësi, ne do të jemi korrekt dhe transparent për çfarëdo qëndrimi politik që marrim, në këtë drejtim, gjithmonë duke pasur parasysh interesin e PDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit, në përgjithësi”, theksoi Pajaziti, njofton PDK.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...