Ka nisur fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 19 majit në veri të Kosovës e cila do të zgjasë deri më 17 maj.
Në këto zgjedhje garojnë Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Këto dy të fundit tashmë kanë hapur fushatën për kryetar të Mitrovicës Veriore, njofton Klan Kosovva.
Kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare të kësaj komune, Gonxhe Çaushi hapi fushatën me vizitat që i ka bëri disa bizneseve në Lagjen e Boshnjakëve.
Ajo iu ka premtuar kushte më të mira.
Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes, Erden Atiq ka thënë se kanë në plan bashkimin e qytetit të Mitrovicës.
Ai tha se fushatë do të bëjë në mënyrë jo shumë publike për t’u treguar planprogramin të rinjve.
Në zgjedhjet e 19 majit garon edhe Lista Serbe me ç`rast në veri të Mitrovicës, janë shfaqur posterët e kandidatit të saj për kryetar të kësaj komune, Goran Rakiq, njofton Klan Kosova.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj në katër komuna.
Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612. /klankosova.tv/


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit