Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se sot me AKR-në, ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm.
Përmes një njoftimi në Facebook Tahiri tha se kjo ndodhi pasi qëllimi i tyre është zhvillimi i Mitrovicës.
“Kur zhvillimi i Mitrovicës është qëllim, bashkëpunimi bëhet obligim moral e politik. Sot me AKR-në e nënshkruam marrëveshjen e koalicionit politik për mandatin e ardhshëm. Ky bashkim dhe ky bashkëpunim është në shërbim të Mitrovicës dhe do të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe çdo gjenerate”.
“Gjergjin, strukturat e AKR-së, votuesit dhe qytetarët e Mitrovicës, i falënderoj për besimin e tyre dhe i garantoj se me dashurinë e madhe që kemi për qytetin, do të përkushtohemi dhe do të punojmë për çdo qyetar, çdo lagje e fshat të komunës sonë! Për ty gjithmonë, Mitrovicë!”, ka shkruar Tahiri.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës