Shefi i Grupit të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ka dështuar dhënia e nënshkrimeve për të dërguar presidenten Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për mos dekretim të kryeprokurorit të shtetit.
Në konferencën për media pas mbarimit të Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se LDK nuk i ka dhënë nënshkrimet, raporton Arbresh.info.
“Kemi dështuar ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mos dekretimin e kryeprokurorit, për shkak që nuk i ka dhënë nënshkrimet LDK, pra tani presidentja është e amnistuar”, ka deklaruar Tahiri.
Ndërsa, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi lidhur me këtë çështje tha se po e pret përfundimin e procesit për të vazhduar tutje./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Shembja e rrugës, ende pa rrymë një pjesë e Prishtinës
Moti në Shqipëri i qetë dhe reshje të izoluara
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju