Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që publikisht të ftojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osamani dhe Kryeministrin, Albin Kurti që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë.
PDK përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka thënë se është e shqetësuar për tensionet të krijuara në pjesën veriore të vendit.
“Duke e kuptuar drejt seriozitetin e situatës dhe tensionin e ngritur në komunat e pjesës veriore të vendit, ftojmë Presidenten dhe Kryeministrin që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Rikthimi i normalitetit është parakusht i fillimit të një qeverisjeje komunale të mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit”, thuhet në njoftim.
Partia Demokratike gjithashtu dënoi fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e rënda të krijuara në pjesën veriore të vendit dhe dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjestarëve të KFOR-it. Në momente si këto, ku roli i gazetarëve për informimin e publikut është tejet i rëndësishëm, është tërësisht e papranueshme që puna e tyre të pengohet dhe që ata të shndërrohen në caqe të sulmeve. Kërkojmë nga institucionet kompetente të Qeverisë që të garantojnë masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët janë në detyrë dhe po raportojnë gjatë gjithë ditës nga pjesa veriore e Kosovës”./Arbresh.info/
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...
Trump pas takimit me Zelenskyn: Ka ende rrugë për të bërë dr...