Në bazë të marrëveshjes për koalicion parazgjedhor mes Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë PDK-së.
Por, tani për tani ende nuk dihet, nëse institucionin më të lartë legjislativ në vend do ta drejtoj sërish kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
‘Indeksonline’, ka provuar të bisedoje me dy nënkryetaret e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Hajredin Kuçi, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në interesimin e mediumit.
Në anën tjetër, ish deputeti i këtij subjekti në legjislaturën e kaluar, Hajdar Beqa ka thënë se ky post padyshim do t’i takojë PDK-së. Duke shtuar se nëse Veseli dëshiron të udhëheq me Kuvendin edhe një mandat, atëherë kjo do të ndodhë.
“Në bazë të marrëveshjes me partnerët e koalicionit, atëherë sigurisht neve na takon posti i kryetarit të Kuvendit. Ne nuk kemi biseduar, por varët nga kryetari i partisë tonë. Nëse pranon ai, ne ma kënaqësi do ta mbështesim”, ka thënë Beqa për ‘Indeksonline’.

Zyrtari i lartë i PDK-së nuk pret ngërç në formimin e institucioneve. Institucionet, sipas tij, do t’i formoj PAN konform rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
PDK në legjislaturën e kaluar ka pasur 36 deputetë. Ndërsa, në këto zgjedhje kjo parti do të ketë numër më të vogël të ligjvenesve.
Rreth 25 shtëpi përmbytën në Greqi pas reshjeve të rrëmbyesh...
Arben Vitia: LVV po bën maksimumin që të shmangen zgjedhjet
Hegseth kërkoi shkarkimin e tij, shefi i Ushtrisë Amerikane ...
Dyshohet mashtrim me njëhësorët e KEDS-it, Prokuroria nis he...
Dënohet me 24 vjet burg Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkës...
Nuk vendos as për Kosovën e as për Shqipërinë, Leon Myrtaj d...