Partia Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri ka reaguar pas lajmit se Xhafer Tahiri është kërcënuar pas debateve me PDK-në.
PDK e Vushtrrisë e ka quajtur lajmin të porositur i cili ka qëllim shmangien e vëmendjes ndaj dështimit të Tahirit në komunë dhe për mbulimin e aferave korruptive të tij.
Sipas reagimit të degës së PDK-së në Vushtrri, kërcënimi për të cilin po flitet në media Tahirit i ka shkuar nga vetë anëtari i partisë së tij.
Reagimi i plotë:
Lajmi i fundit i raportuar nga media lokale ” ku thuhet se është kërcënuar kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri pas debateve me PDK-në” është krejt i pa vërtetë dhe shpifje. Ky lajm i porositur nga vetë kryetari Xhaferi është vetëm për të shmangur vëmendjen e vërtetë ndaj dështimit të komunës së tij dhe ti mbuloj aferat korruptive.
Inskenimet e tilla nuk i shkojnë aspak një kryetari normal komune por vetëm atij të cilit i ka humbur rruga në oborr. Frika nga të bëmat e tij me korrupsionin që do ta dërgojnë në burg e shtyjën këtë njeri të inskenoj cmenduri të tilla deri në absurditet. Xhafer Tahiri lëri lojërat e pista por ktheju institucionit që drejton në këto momente të vështira për qytetarët.
PDK informon qytetarët se kërcënimi për të cilin flitet në media ka ardhur nga vetë anëtari i partisë së tij, i cili ka emër dhe mbiemër. Prandaj, PDK fton organet e rendit dhe hetuesisë që ti shkojnë deri në fund të këtij rasti të shëmtuar për ta zbuluar të vërtetën.
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë