Dega e PDK-së në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se çerdhet në Gjilan janë në rrezik nga qentë endacakë.
“Për çudi, një ditë, disa qenë edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë apo ‘urdhrin’ e shefit të qytetit. Kjo nuk na bën edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t’i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qensh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore ‘Selami Hallaqi’ dhe të çerdhes së fëmijëve në lagjen ‘Dardania’”, thuhet në komunikatë.
Sipas deklaratës së një prindi, i cili, po e dërgonte fëmijën në çerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qenë, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka prit derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmijën në çerdhe.
“Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacakë dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit.

Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...