PDK-ja në Gjilan thotë se sipas raporteve zyrtare të institucioneve qendrore dhe ndërkombëtare, po dëshmohet se Gjilani ka mbetur pa kryetar komune, duke interpretuar raporte të ndryshme dhe duke nxjerr një përfundim se 75.5 për qind të gjilanasve janë të pakënaqur me kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.
Për PDK-në, Lutfi Haziri nuk po qeverisë me komunën, ai po merret me punë të kota dhe në dëm të qytetarëve të Gjilanit.
“Raporti i UNDP-së, USAID-it dhe MAPL-së për vitin 2015, tregon nivelin e lartë të pakënaqësisë së qytetarëve të Gjilanit me performancen e autoriteteve komunale. Ky raport, Mozaik-u i Kosovës ka matur nivelin e kënaqshmërisë së kosovarëve me shërbimet publike dhe autoritetet e pushtetit lokal (ky raport është hartuar çdo tre vite, që nga viti 2003), duke paraqitur pikëpamjet e 6,200 ekonomive familjare në mbarë Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas Riad Rashitit, asamblist i PDK-së në Gjilan, këto hulumtime kanë shprehur nivel të lartë të pakënaqësisë me punën e kryetarit të komunës, ku 75.5% të qytetarëve e vlerësojnë negativisht punën dhe angazhimin e Lutfi Hazirit. Por, sipas tij, edhe puna e Kuvendit Komunal për vitin 2015 është vlerësuar jashtëzakonisht keq nga 49.8% e qytetarëve të Gjilanit.
“Kulmi i pakënaqësisë qytetare në Gjilan është me mënyrën e shpenzimit të parasë publike përmes aktiviteteve të prokurimit publik dhe tenderëve favorizues, ku 87.9 të qytetarëve të Gjilanit kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me këtë sektorë, si dhe 84% të tyre kanë shprehur po ashtu pakënaqësinë lidhur me menaxhimin e fondeve komunale”, thuhet tutje.
Sipas PDK-së, ky mentalitet qeverisës në Gjilan, vjen si rezultat edhe i punësimeve plotësisht politike në komunën e Gjilanit. Sipas këtij raporti 86.5% e qytetarëve kanë shprehur pakënaqësinë me punësimet e stafit të komunës.
“Vargu i pakënaqësive të qytetarëve të Gjilanit është shumë i gjatë, sikurse edhe niveli i pakënaqësisë. Për shërbimet e ofruara nga qendrat e mjekësisë familjare, 71.3% është niveli i pakënaqësisë qytetare, për administratën komunale është 69.8% , për planifikimin rural dhe urban 68.1%, për aktivitetet e rinisë 56.4%, për mbrojtjen e natyrës 54.8%, për mirëmbajtjen e rrugëve komunale 43.3%, për mirëmbajtjen e varrezave 41.7%”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Nga ky raport për 38 komunat e Kosovës, “Luta cilësohet kampion i kryetarëve të dështuar për vitin 2015, bashkë me kryetarin e Graçanicës. Në qeverisjen e PDK-së dhe të Qemajl Mustafës, Gjilani vlerësohej dhe njihej si komuna ndër më të mirat në Kosovë për dhënien e shërbimeve të mira ndaj qytetarëve dhe për bizneset e komunës, ku edhe për tre vite radhazi u shpërblye me projekte nga USAID në shumë fusha dhe sektorë të ndryshëm. Ndërsa sot me qeverisjen e LDK-së, komuna e Gjilanit ka dështuar plotësisht, ani pse Luta po blen çmime për të mbuluar këtë dështim dhe për të mashtruar opinionin kinse për suksese dhe të arritura që askund dhe askush nuk po i sheh”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK thotë se është dhe vazhdon të mbetet e vetmja alternativë për zhvillimet pozitive në Gjilan.
“Besimi dhe mbështetja e qytetarëve të Gjilanit është duke u rikthyer dhe rritur për këtë alternativë e cila ofron një qeverisje serioze dhe profesionale, për një të ardhme qytetare dhe evropiane”, thuhet në fund.
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...