Partia e Drejtësisë, dega në Vushtrri, themeloi nëndegën e saj në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në lagjen ‘Dardania’, kryetar i së cilës u zgjodh Arben Rashiti.
Në një komunikatë për media nga kjo parti bëhet e ditur se kryetari i nëndegës Rashiti u zotua para delegatëve se do të punojë me përkushtim për zgjerimin e PD-së, forcimin e saj, në mënyrë që programin e saj ta bartë te çdo familje të kësaj lagjeje.
Në Kuvendin e kësaj nëndege, ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së PD-së në Vushtrri, Abdullah Klinaku, i cili para delegatëve premtoi përkushtim serioz në vazhdimin e rritjes dhe fuqizimit të PD-së, me qëllim të përfaqësimit të interesave të qytetarëve të lagjes suaj në asamblenë komunale.
Po ashtu kryetari Klinaku, kërkoi angazhim të çdo njërit dhe mbështetje të fuqishme për konceptin ideo – politik të PD-së, me qëllim të ngritjes së gatishmërisë qytetare për t’i shërbyer vendit me drejtësi, moral politik dhe përgjegjësi institucionale.
Nëndega e PD-së në lagjen “Dardania” është nëndega e tretë brenda qytetit të Vushtrrisë e cila përfaqësohet me një asamblist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...