Partia e Drejtësisë ka bërë të ditur se në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë është ndërprerë energjia elektrike. Kjo sipas PD-së ka bllokuar votimin, raporton arbresh.info.
PD kërkon nga KEDS-i që sa më shpejt të ndërmarr masa për kthimin e energjisë elektrike.
“PD në Vushtrri: Të ndërhyn KEDS-i për ta kthyer energjinë elektrike në Pestovë Partia e Drejtësisë, dega në Vushtrri, është e shqetësuar me ndaljen e energjisë elektrike në fshatin Pestovë, ku është edhe Qendra e votimit. Kërkojmë nga KEDS që të ndërhy sa më shpejtë për të sanuar prishjen, për arsye se procesi i votimit ka hyrë në orët e fundit dhe ka rënë terri mund të jetë rrezik i madh për parregullsi. — – Zyra për Informim Partia e Drejtësisë”, bëhet e ditur në njoftimin e PD-së./ arbresh.info/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates