Pavlopulos me Erdoganin flet për Shqipërinë e Maqedoninë

15:40 | 7 Dhjetor 2017

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos në konferencën e përbashkët me homologun turk, Erdogan foli edhe për Ballkanin.

Ai lëshoi një deklaratë të tërthortë si për Maqedoninë, ashtu edhe për Shqipërinë.

“Ne duam që Maqedonia dhe Shqipëria të integrohen në Bashkimin Europian, por duhet të plotësojnë disa kushte dhe të respektojnë të drejtën ndërkombëtare.

Në shumë raste flitet me një gjuhë irredentiste, në disa të tjetra nuk respektohen të drejtat e pronës dhe ato të njeriut”, u shpreh ai.
Pavlopulos tha se Greqia kërkon një zgjidhje përfundimtare dhe të pranueshme nga të dyja palët edhe për Qipron./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara