Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë se si ai dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright negocionin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, për ta bindur Hashim Thaçin që ta nënshkruante marrëveshjen.
Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së dhe se detyrohej të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.
Ai tha se Thaçi ishte pragmatik, por brenda të tijëve kishte më ekstremistë.
“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.
Ai përmendi se shumica vendosi ta përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK