Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar pasuri të ngjashme në dy vjetët e fundit. Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, tregojnë se Veselit i janë zvogëluar të hyrat vjetore, derisa i janë rritur kursimet e tij dhe të bashkëshortes që i ruan në bankat e Kosovës.
Pasuria e paluajtshme që Kadri Veseli e ka deklaruar në AKK del të jetë 222 mijë euro. Sipas deklarimit të pasurisë, Violeta, bashkëshortja e Kadri Veselit, vozit një veturë vlera e të cilës është deklaruar 16 mijë euro.
Bashkëshortja e Veselit del të jetë mjaftë e zonja, ajo përveç pagës 25,992, euro, merr pagë edhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe atë në vlerë 4,602 euro.
Veseli në deklarimin e tij në AKK, mbi 10 hektarë tokë i ka deklaruar si pasuri e përbashkët, por nuk ka treguar për vlerën e saj./arbresh.info/
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...