Inspektorati i Kryeqytetit të Prishtinës ka njoftuar se ka ndërhyrë dhe pastruar një deponi ilegale të mbeturinave.
Sipas njoftimit, kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në kryeqytet dhe mbrojtjes së mjedisit.
“Në përputhje me përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët, Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë dhe pastruar një deponi ilegale të mbeturinave, e cila përveç tjerash, digjej shumë shpesh, duke dëmtuar ambientin”.
“Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në kryeqytet dhe mbrojtjes së mjedisit, duke siguruar një hapësirë më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë banorët”, thuhet në njoftim.
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...