Pastrohet deponia më e madhe në Kosovë (FOTO)

21:11 | 22 Maj 2015
M. A.

Në aksionin më të madh të Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, ku konsiderohet se morën pjesë mbi 50 mijë vullnetarë në tërë Kosovën, sot u eliminua edhe njëra nga deponitë më të mëdha në Kosovë e cila ka mbetur ashtu që nga fillimi i pas luftës dhe asnjëherë deri më tani nuk është prekur që të pastrohet.

Bëhet fjalë për një deponi ilegale në fshatin Arllat të Drenasit, e cila tani e tutje do të mbetet vetëm në kujtesën e banorëve të këtij fshati.

Për zhdukjen e kësaj deponie, vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” patën përkrahjen e Feronikelit, e cila e mori përsipër këtë aktivitet, si dhe përkrahjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinorë e cila e ka mbështet këtë iniciativë për aksionin e madh në tërë Kosovën.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinorë, Ferid Agani, u zotua se kjo ditë nuk do të jetë e izoluar, por do të jetë vetëm njëra nga ato kur do të pastrohet Kosova.

“Unë ju zotova kryetarit se kjo ditë nuk do të jetë ditë e izoluar dhe vetëm një herë në vit por do të jetë vetëm njëra nga ditët e tilla kur do ta pastrojmë Kosovën, ku do të bëhemi bashkë edhe bizneset, edhe komuniteti,edhe shoqëria civile, edhe komuna edhe ministria natyrisht në bazë të një plani të veprimi që do ta dizajnojmë së bashku dhe të pastrojmë Kosovën, në të vërtet në përmbajtje e jo në mënyrë formale. Nëse dëshirojmë shtet të Kosovës i cili e meriton Evropën, integrimin në Evropë ne duhet të dëshmojmë se me të vërtet edhe mjedisi është ashtu siç jemi vet. Edhe mjedisi jonë duhet të jetë ashtu sic janë shtëpitë dhe oborret e shtëpive tona dhe ky është obligim qytetarë”, tha Agani.

E koordinatori i iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Luan Hasanaj, tha se do të jetë garantues i të gjitha këtyre premtimeve që u thanë dhe të mos lehen në harresë.

Pas heqjes së mbeturinave, ky vend do të shndërrohet në një park ku banorët e Arllatit do të mund të kalojnë kohën e lirë, apo edhe fëmijët të zhvillojnë aktivitet e tyre.

Pas pastrimit të kësaj pjese, ata u nisën për në Vërmicë, për t’i pastruar mbeturinat pranë lumit të Vërmicës.

Në këtë aksion, Iniciativës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë iu bashkua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili bëri të ditur se në ditët në vijmë së bashku me ministrin e ambientit të Kosovës do të hartojnë një planë të përbashkët me prefekturën e Kukësit në mënyrë që të bëhet një traditë e pastrimit dhe të mbahet pastër ky vend.

Minxhozi, tha se ky liqen duhet të mbahet pastër nga Kosova dhe Shqipëria, sepse i takon të dyja vendeve dhe sipas tij, nëse duam të kemi dete të pastra duhet t’i mbajmë edhe liqenet e pastra.

hasanaj-2205152 ta-pastrojm-kosoven-orllat-220515 ta-pastrojm-kosoven-vermic-220515

Shpërndaje në rrjete sociale