Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime.
Sipas njoftimit, pas një ndërprerjeje të përkohshme, për shkak të vështirësive objektive, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina, shkruan Arbresh.info.
“Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur. “Pastrimi” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve.”, thuhet në njoftim.
“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë, si dhe kërkojmë bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët.”, /Arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...
FFK reagon pas shkresës së MKRS-së: Kemi miratuar ndryshimet...
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj përfaqësojnë Kosovën në Lojërat...
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...