Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë kryerjes së detyrave nga punëtorët e saj, te një hapësirë për hedhjen e mbeturinave kanë gjetur disa veshje tradicionale nusesh.
Sipas një njoftimi të bërë publik në Facebook, nga kjo kompani kanë treguar se kanë gjetur te koshat e plehrave një dallamë dhe një jelek, veshje këto tradicionale që veshën nga nuset në dasma.
“Në mesin e mbeturinave, u gjetën një dallamë dhe një jelek tradicional – të pastra, të ruajtura me kujdes, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari. Përkrah tyre, një palë rroba burri, të palosura me përpikmëri. Rroba të papërdorura, pa njolla kohe, të trajtuara me respekt. Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë, apo tjetër”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...