Në pikën kufitare me Malin e Zi, në Qakorr si pasojë e përfundimit të “gabuar” të demarkimit, forcat malazeze janë duke dëbuar banoret që me vite kanë paguar tatim per ato prona.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ali Lajqi përmes një postimi në facebook ka treguar një rast kur një qytetar nga fshati Llukë i komunës së Deçanit është dëbuar nga ajo prona që e kanë afër Kullës së Zhlepit.
Postimi i plotë:
Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi!
Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta.
Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura)
Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.
Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare?
“Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan!
Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë.



Tottenham mposhtet nga Nottinghami dhe rrezikon seriozisht r...
Ushtria e Iranit thotë se Hormuzi do të “mbyllet plotësisht”...
Bëhet thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit
Bajrami: Qeveria të ulë urgjentisht taksat në karburante
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...