Dyshohet së dhunoi një të mitur, mirëpo jo shumë pasi u arrestua, i njëjti u lirua në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është arrestuar pas dhunimit, dhe se kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur në shtator të këtij viti, transmeton arbresh.info
Ndërsa viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor, kurse për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
“Skenderaj shtator 2021 – NN. Në lidhje me rastin me datë 22.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka se ka dhunuar seksualisht të miturën, viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar që të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë./arbresh.info/
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...
Real Madridi do ta mbyllë çatinë e “Bernabéut”, pavarësisht ...
Rama prezanton portalin e punësimit në sektorin publik: Drit...
Vriten dy personat që sulmuan Konsullatën e Izraelit në Stam...
Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll – ...
UEFA kërcënon ta heqë Italinë nga organizimi i Kampionatit E...