Pasaportë më të vlefshme në rajon kanë shtetasit e Sllovenisë të cilët mund të udhëtojnë pa viza në gjithsej 135 vende, ndërkohë që pasaporta e Kosovës, me të cilën pa viza mund të udhëtohet në vetëm 41 shtete, është ndër më të pavlefshmet në botë, tregojnë analizat.
Pasaporta e Sllovenisë renditet në vendin e 12-të në botë së bashku me dokumentin e Islandës, shtetasit e së cilës, gjithashtu, pa viza mund të udhëtojnë në 135 vende.
Pasaporta e Kroacisë renditet si e 19-të dhe ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në 124 vende, ndërsa atë vend e ndanë me Kilin.
Analiza tregon se shtetasit e Serbisë mund të udhëtojnë pa vizë në 104 vende, që e bënë këtë shtet të renditet në vendin e 31-të, në vendit e 33-të ndodhet pasaporta e Maqedonisë, shtetasit e së cilës mund të udhëtojnë pa vizë në 101 vende të botës.
Me udhëtimin pa viza në 98 vende të botës në pozitën e 35-të ndodhet pasaporta e Malit të Zi, dhe është në kategori të njëjtë me Guatemalën dhe Federatën Ruse.
Vendin e 38-të zë pasaporta e Bosnjës dhe Hercegovinës me të cilën pa viza mund të udhëtohet në 98 vende të botës, ndërsa në vendin e 40 është pasaporta e Shqipërisë, shtetasit e së cilës pa viza mund të udhëtojnë në 91 shtete.
Kosova renditet në pozitën e 76-të, nga gjithsej 80 sa i numëron Indeksi i kufizimeve të vizave, dhe e ndanë këtë vend me Jemenin, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Republikën Demokratike të Kongos shtetasve e të cilëve, gjithashtu, nuk u nevojitet viza për të udhëtuar në 41 vende të botës.
Pasaportat më të vlefshme në këtë aspekt dalin të jenë ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së madhe, shtetasit e të cilëve nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në madje 147 vende, si dhe pasaportat pronarë e të cilave janë shtetasit e Francës, Koresë së Jugut dhe Gjermanisë që zënë vendin e dytë me mundësi të udhëtimit pa viza në 145 vende.
Është interesante se pasaporta e Republikës së Turqisë ndodhe në vendin e 29 sipas renditjes, dhe shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 108 vende të botës.
Ndër pasaportat më të pavlefshme në botë në vendin e 79 janë ato të Irakut, Xhibutit, Afganistanit, Nepalit dhe Etiopisë shtetasit e të cilëve mund të udhëtojnë vetëm në 38 vende pa vizë, ndërkohë që në vendin e fundit, si të renditurit në vendin e 80 janë pasaportat e Palestinës, Sao Tome dhe Principe, Sudanit Jugor dhe Mijanmarit shtetasit e të cilëve pa viza mund të udhëtojnë në vetëm 28 vende të botës.
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...