Një taksist është sulmuar fizikisht nga një pasagjer në Mitrovicë të Veriut, në orët e hershme të së shtunës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pasagjeri e ka goditur me grushte në kokë dhe ka refuzuar të paguajë për shërbimin e transportit.
“Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri / 22.02.2025 – 02:15. Viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar me veturë taksi, duke e transportuar një pasagjer dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në kokë me grushta nga pasagjeri mashkull dhe për atë shërbimin i dyshuari nuk ia kishte bërë pagesën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?