Është arrestuar një person pasi ka goditur me thikë një person tjetër, si shkak i një mosmarrëveshje në rrjete sociale, shkruan arbresh.info.
Viktima pas lëndimit është dërguar për tretman mjekësor.
I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt pas vendimit të prokurorit.
“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 04.02.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një zënke të më hershme që kishte pasur përmes rrjeteve sociale me viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mbrehtë ( thikë). Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...