Kryesuesi i Delegacionit Teknik për çështje të sigurimeve kufitare Rrahim Pacolli, në një konferencë të thirrur për media ka falënderuar Bankën Qendrore të Kosovës që ka miratuar vendimin për zbritje të tarifave te sigurimit kufitar, me 50% zbritje duke filluar nga 01.07.2015.
Gjatë konferencës, Pacolli ka thënë se pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga disa përfaqësues të kompanive të sigurimeve për mos realizim të kësaj zbritje, zbritja e tarifave u arrit.
Sipas tij, për këtë ka pas mbështetje vetëm nga Altin Majko, drejtori gjeneral i kompanisë së sigurimeve të Republikës së Shqipërisë INSIG.
“Pas shumë mbledhjeve me kolegë kam hasë në shumë probleme me të cilët nuk kemi rënë në dakord për t’i zbritur tarifat. Kam pas përkrahje vetëm nga Altin Majko nga INSIG, ndërsa të gjitha kompanitë tjera kanë qenë kundër ”, deklaroi Pacolli, transmeton arbresh.info.
Po ashtu, Pacolli njoftoi bashkatdhetarët se vitin tjetër do të lëvizin me karton të gjelbër në gjithë Kosovën.
“Gjithashtu edhe bashkatdhetarët nga Lugina i njoftoj se në takimin në Bruksel do të bisedojmë me palën serbe dhe jam i bindur se të martën e ardhshme do të vendoset edhe marrëveshja me Serbinë e cila do të siguroj lëvizjen e lirë Kosovë- Serbi”, ka thënë Pacolli./arbresh.info
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...