Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka telefonuar Kryeministrin Avdullah Hoti pas gjendjes së krijuar në këtë komunë nga reshjet e shiut. Ai ka kërkuar ndihmë për tejkalimin e kësaj situate.
“Sapo bisedova në telefon me Kryeministrin Hoti, pas gjendjes se krijuar me vërshime në Dumnicë, Stanoc të Epërm e fshatra tjera të Vushtrrisë. Ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrëfikësit janë në terren duke i dalur në ndihmë banorëve. Po ashtu ekipet e FSK janë autorizuar nga Kryeministri Hoti dhe Ministri Quni të jenë në gjendje gatishmërie për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur. Është aktiv komisioni komunal për vlerësim të dëmeve. Do të ndajme mjete nga buxheti Komunal dhe nga Qeveria për ti dalur në ndihmë qytetarëve të prekur’, shkroi Tahiri në Facebook.
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja