Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi tha për arbresh.info se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) rreth rezultatit të votimit jashtë Kosovës që ndërlidhet me kryetar të komunës së Dragashit, lejohet ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës.
“Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, tha Elezi.
Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Dragashit, Shaban Shabani lidhur me votat përmes postës.
Pas numërimit të votave Shaban Shabani i PDK-së kishte dalë fitues në këtë komunë, por votat e ardhura me postë e përmbysën rezultatin dhe fitues doli Bexhet Xhealdini i LDK-së.
Por vendimi i sotëm, e ka kthyer sërish në epërsi Shabanin e PDK-së, pasi që PZAP ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të që fletëvotimet e ardhura me postë të mos i përfshijë në rezultatin përfundimtar./arbresh.info/
LEXO EDHE
PZAP pranon ankesën e PDK-së, anulon votat e diasporës për Dragashin – Arbresh.info
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...