Motra e boksierit Besar Nimani, është dorëzuar në polici.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Bielefeldit.
Ajo kishte qenë e kërkuar nga autoritetet gjermane, si e dyshuar në rastin e plagosjes së katër personave.
Sipas njoftimit e dyshuara do të përballet me dy vepra penale “Vrasje në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor”.
“Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait të ish-boksierit të vrarë, i cili gjithashtu u arrestua. E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën penale lëndim i rëndë trupor. Përfshirja e saj e saktë në krim është ende nën hetim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit.
Sipas policisë, e dyshuara nuk e ka pranuar fajësinë dhe tashmë është dërguar në një qendër paraburgimit.
Në fund policia njoftoi se katër personat e plagosur në këtë ngjarje janë në gjendje të qëndrueshme.
Më 26 shkurt, u zhvillua gjykimi i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e boksierit nga Kosova, Besar Nimanit.
Aty nga të shtënat jashtë gjykatës, u plagosën katër persona në mesin e tyre edhe familjarë të të akuzuarit për vrasjen e boksierit.
Më vonë u raportua se babai i të akuzuarit kishte vdekur si pasojë e plagëve të marra të cilave s’arriti t’ju mbijetonte.
E ditë më parë në polici u dorëzua edhe Berat Nimani, vëllai i boksieri tashmë të ndjerë.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen