Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka rritur masat e sigurisë në Zubin Potok pas sulmit në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se masat e sigurisë janë rritur për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon.
“Pas sulmit në kanalin e ujit në Zubin Potok, Kosovë, misioni #KFOR i udhëhequr nga #NATO ka rritur masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon. Komanda Rajonale Lindje (RC-E) mbetet e përgatitur për të ofruar mbështetje të sigurisë, logjistike dhe inxhinierike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...